Një 5-vjeçar me spektrin e autizmit dyshohet se është keqtrajtuar nga edukatorja në një kopsht publik në Elbasan. Për Report Tv, gjyshi i një fëmijë thotë se ka pasur një konflikt me të njëjtën mësuese, Oneda Bylyku, e cila i ka shtyrë mbesën.
“Shumë keq është se ajo duhej të kishte pak edukatë. Unë jam zënë njëherë me atë se kapi ma shtyu gocën me dorë. I Thash mos ma prek më gocën me dorë”, tha gjyshi.
Ndërkohë, një tjetër prind thotë se nuk ka mësues ndihmës.
Nuk jam i njohur. Janë zhvilluar dy mbledhje mes stafit për problematikat që janë krijuar. S ai përket kësaj jam shumë i kënaqur. Të paktën tek fëmija ime shoh përparim sa i përket socializmit, mënyrës së ushqyerit dhe sjelljes ose veprimtarive mësimore që ai zhvillon. Mbledhja e parë ka qenë një konfuzion i madh për kërkesat që kanë pasur prindër të ndryshëm. Në mbledhjen e dytë, pjesa më e madhe e prindërve kërkuan, se duke qenë se në grup janë dy fëmijë me aftësi ndryshe që kanë të gjithë të drejtën ligjore dhe sociale që të jenë të përfshirë, por ligji e përcakton që duhet të jenë dhe mësuesit ndihmës, gjë e cila mungon. Drejtuesit e kopshtit thonë se është vetëm për dy ditë, por ligji i është i specifikuar, fëmija e vazhdon për 5 ditë kopshtin. Unë kam informacion që është shpërndarë në një grup, mes edukatorëve dhe prindërve. Secili ka shpreh konsideratat dhe mendimet. S’jam në dijeni që është bërë kallëzim penal. S’kam vërejtje ndaj edukatorëve. Sa i përket dy apo tre prindërve kanë pasur një ankesë për ushtrim dhune ndaj një fëmije me aftësi të ndryshme.