Elbasan/ 68-vjeçari merret peng, një burrë e një grua e mbyllin në makinë dhe e kanosin për t’i marrë para! Vihen në pranga

28 Mars, 08:56| Përditesimi: 28 Mars, 11:54

  • Share

ELBASAN- Një 68-vjeçar është marrë peng në Elbasan, nga dy persona, një burrë e një grua. Të dy mbyllën 68-vjeçarin në një makinë dhe e kanosën me qëllim dhënien e një shume parash.

Policia e Elbasanit ka ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e dy pengmarrësve. Në pranga kanë rënë Resmi Karaj, 57 vjeç banues në Peqin, dhe Pranvera Sefa, 47 vjeçe banuese në Belsh.

"Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 68 vjeç, se për motive të dobëta, 2 shtetas i kishin hequr lirinë, duke e mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në një automjet, si dhe se ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësise penale të 2 autorëve", njofton policia. 

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", kryer në bashkëpunim dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë".

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?