Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të bashkëjetueses, vihet në pranga 37-vjeçari

19 Shtator, 11:57| Përditesimi: 19 Shtator, 12:05

  • Share

Elbasan- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan.

Një 37-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë e mitura është vajza e bashkëjetueses së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Mardhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç", pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe”, njoftoi sot policia.

Vetëm një ditë më parë në Përmet u zbulua një rast i ngjashëm ku një 16-vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga njerku i saj, polic dhe një koleg i këtij të fundit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?