Kronikë

Elbasan/ Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete, 5 të plagosur (VIDEO)

3 Qershor, 17:58| Përditesimi: 3 Qershor, 21:27

  • Share

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Elbasan, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas informacioneve të policisë, pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes.

Të lënduarit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:20, në lagjen "Dyli Haxhire", vendi i quajtur "Ura e zaranikës", janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete, me drejtues përkatësisht shtetasit D. Z., I. A. dhe E. L..
Si pasojë janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin I. A., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, në spital. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Bëri mirë Berisha që akuzoi Shqipërinë si narkoshtet në samitin e PPE?