Kronikë

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje 24-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 55-vjeçari

12 Shtator 2024, 09:59| Përditesimi: 12 Shtator 2024, 10:03

  • Share

Një 55- vjeçar është ndaluar nga policia e Elbasanit, ditën e sotme, pasi 6 ditë më parë përplasi aksidentoi për vdekje drejtuesin e një motomjeti.  

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/ Aksidentoi me pasojë vdekjen, drejtuesin e një motomjeti, më datë 06.09.2024, dhe u largua nga vendi i aksidentit, ndalohet drejtuesi i automjetit.      

 Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 06.09.2024, rreth orës 22:50, në aksin rrugor "Elbasan-Librazhd", si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi H. S., 24 vjeç, që lëvizte me  motomjet, ndaluan me iniciativë shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan.       

Shtetasi N. B. ishte shpallur në kërkim, sepse u largua nga vendi ku mbrëmjen e datës 06.09.2024, automjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet dhe me një motomjet që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?