Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Alkooli 'merr më qafë' shoferin pa patentë, zbulohet se ishte i kërkuar për drogë, arrestohet 32-vjeçari! I dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3,4 vite burg

20 Qershor, 13:56| Përditesimi: 20 Qershor, 14:01

  • Share

Elbasan- I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 40 muaj burg, kapet teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, 32-vjeçari.

Në momentin e ndalimit, u ka paraqitur punonjësve të Policisë Rrugore edhe një foto të lejes së drejtimit të një personi tjetër, për t’i shpëtuar kontrollit dhe që të mos zbulohej se ishte në kërkim.

“Shërbimet siguruan informacion për një shtetas në kërkim që po lëvizte me automjet, në drejtim të Elbasanit. Në Bradashesh, ndaluan automjetin e dyshuar, drejtuesi i të cilit ka paraqitur nga celulari i tij, një foto të lejes së drejtimit të një personi tjetër. Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, D. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, ishte në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi”, bëri me dije policia vendore për rastin, duke shpjeguar edhe rrethanat se si ai u zbulua.   

Nga verifikimet e mëtejshme u zbardh edhe se ishte shpallur në kërkim nga strukturat e Policisë së Tiranës, sepse Gjykata e Tiranës e ka dënuar në mungesë me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Pas arrestimit u bë edhe njoftimi i policisë së kryeqytetit për veprime të mëtejshme, kurse dosja i kaloi Prokurorisë së Elbasanit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?