Elbasan/ Argjinatura e çarë, përroi i Zaranikës kërcënim për përmbytje (VIDEO)

23 Dhjetor 2023, 11:41| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 12:21

  • Share

Dëmtimi i argjinaturës në përroin e Zaranikës është bërë shkak për përmbytje në disa pjesë të qytetit të Elbasanit.

Në stinën e reshjeve, prurjet shtohen ndjeshëm dhe përroi del nga shtrati duke rrezikuar dhjetra banesa pranë shtratit të përroi, përgjatë 5.2 kilometrave të gjatësisë së tij.

Drejtori i zyrës së emergjencave Ndriçim Sinani shprehet se Bashkia e Elbasanit, vit pas viti ka ndërhyrë aty me investime për të minimizuar rrezikun, por nuk ka rezultat pasi janë mbi 10 çarje në argjinaturë.

"Përroi i Zaranikës është shqetësim i kahershëm pasi është ndërtuar rreth viteve 70 dhe ka humbur funksionin për të cilin është ndërtuar. Diga është tejmbushur dhe gjithë materiali i ngurtë që është grumbulluar mbi të shkarkon në shtratin e përroit Zaranik dhe herë pas hershme të kemi hapje gropash me gjatësi nga 10  - 20 metra kur gjatësia totale është 200 metra. Pra janë 10 gropa të hapura në të dy brigjet e përroit të Zaranikës" tha Sinani.

Ky përrua ka qenë pjesë e inventarit të Bordit të Kullimit pranë Ministrisë së Bujqësisë, por disa vite më parë kaloi në inventarin e Bashkisë së Elbasanit. Kjo e fundit nuk ka fonde për investime madhore, ndaj sytë i ka nga Qeveria.

Drejtori i Emergjencave tha se për zgjidhjen përfundimtare kërkohet investim nga Qeveria me vlerën e 5 milionë eurove, tha Ndriçim Sinani drejtori i emergjencave.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?