Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Arrestohen 4 persona për thyerje të rregullave të qarkullimit, njëri prej tyre ka kërcënuar policinë

8 Tetor 2019, 11:38| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 11:46

  • Share

ELBASAN- Katër persona janë arrestuar pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit, ku njëri prej tyre edhe ka kërcënuar policinë.

37-vjeçari me banim në Elbasan,  kishte parkuar keq maknën duke u bërë pengesë për automjetet e tjera dhe ka kërcënuar forcat e policisë pasi ata i kanë thënë që të hiqte mjetin. Ai u arrestua në bulevardin "Aqif Pasha".

Gjithashtu për drejtimin e mjetit në mënyrë të parregullt u arrestuan edhe S.H., 24 vjeç, banues në Librazhd,  E.T., 29 vjeç, banues në fshatin Gradisht, Belsh dhe B.Gj., 45 vjeç,banues në fshatin Gjyral, Cërrik.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?