Elbasan, arrestohet hajduti i xhamive

20 Gusht 2023, 10:21| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 10:26

  • Share

Një 34 vjeçar u arrestua pasi tentoi të vidhte një shumë në një objekt kulti në xhami. Një telefonatë çoi policinë në xhaminë e Elbasanit dhe arrestuan në flagrancë të riun duke i dështuar planin e vjedhjes.

 Endri Shkurti, 34 vjeç, banues në Librazhd u arrestua për veprën penale "Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “vjedhja” kryer më shumë se një herë, informoi sot policia.

Ky shtetas njihet si person me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 34-vjeçari, më datë 03.06.2023, ka vjedhur një shumë parash, sërish në një xhami, në Elbasan, rast për të cilin nuk është bërë denoncim më parë, në Polici.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?