Kronikë
Top 24

Tentativa e rrëmbimit në Elbasan, policia arreston dy persona, nuk flet për pengmarrje: Ishte grabitje me dhunë

30 Dhjetor 2018, 12:39| Përditesimi: 30 Dhjetor 2018, 15:28

  • Share

ELBASAN- Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha raporti mbrëmjen e djeshme se biznesmeni Aurel Guni u tentua që të rrëmbehej nga Bexhet Mosmuca, po fatmirësisht arriti që të shpëtonte duke u larguar (lexo këtu). Ndërkohë që për ngjarjen është arrestuar Mosmuca dhe një vajzë F.C. 28-vjeçe, e cila kërcënoi familjarët e biznesmenit që të tërhiqte denoncimin.

Personi që pretendohet se tentoi të rrëmbente biznesmenin është arrestuar, po jo me akuzën e pengmarrjes, por për vjedhje me dhunë, referuar makinës së Gunit që mori me të cilën u largua, pasi ky i fundit arriti të shpëtonte duke u larguar.

Akuza e dytë me të cilën u prangos është se iu gjet një dozë kokainë në banesë gjatë kontrollit, ndërsa nuk përmendet në asnjë resht të njoftimit akuza për pengmarrje. Ndërkohë që vajza është arrestuar me akuzën e kërcënimit të familjarëve të biznesmenit që të tërhiqte kallëzimin ndaj  Bexhet Mosmucës.

Report Tv siguron edhe kartelën mjekësore të Aurel Gunit pas mjekimit që mori në spitalin e Elbasanit si pasojë e goditjeve me qytën e pistoletës nga Bexhet Mosmuca. Ai është paraqitur në spital në orën 17:15 të datës 28 dhjetor, ndërsa ka disa fraktura nga goditjet gjatë përleshjes me Gunin, sikur pretendon.

Njoftimi i Policisë së Elbasanit
Në vijim të ngjarjes të ndodhur më datë 28.12.2018 në lagjen “Haxhias”, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

• B.M., 39 vjeç, banues në lagjen "Aqif Pasha",pasi pas një konflikti të ndodhur midis shtetasit A.G., dhe B.M., (të njohur mes tyre, banues në Elbasan), ky i fundit e ka goditur me sende të forta dhe i ka marrë automjetin .

• F.C., 28 vjeçe , banuese në lagjen "Aqif Pasha" Elbasan, pasi dyshohet se u ka bërë presion familjarëve të dëmtuarit A.G, për të tërhequr kallzimin.

Gjatë kontrrollit të ushtruar nga forcat e Policisë, në banesën e shtetasit B.M., është gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale një dozë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, "Vjedhje me dhunë" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" për shtetasin B.M., ndërsa për shtetasen F.C, për veprën penale "Kanosja për të mos kallëzuar" parashikuar nga neni 311 i Kodit Penal.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?