Banorët e fshatit Polis Valë në protestë

Sociale

Elbasan, banorët e fshatit Polis Valë në protestë me iniciativën e PD: Kërkojmë ndërtimin e urës dhe asfaltimin e rrugës

28 Janar, 16:07| Përditesimi: 28 Janar, 16:32

  • Share

Banorët e fshatit Polis Valë, në Njësinë Administrative Shushicë në Elbasan dolën sot në protestë. Ata kërkuan nga autoritetet vendore, që t’u japë zgjidhje për rrugën dhe ndërtimin e urës, që sipas tyre po i dëmton.

Sipas banorëve organizimi i tyre nuk ka lidhje me politikën, por me faktin se ndaj tyre nuk ka pasur vëmendje ndonëse bëhet fjalë për një zonë të populluar. Edhe më absurde shihet mungesa e kushteve bazike nga shqiptarët emigrant.

Protesta u mbështet edhe nga Tomor Alizoti, drejtues politik i Partisë Demokratike në Elbasan, i cili akuzuan Bashkinë e Elbasanit për mungesë vëmendje ndaj zonave rurale, por jo vetëm.

Edhe më herët banorët e fshatit Polis Valë kanë protestuar për infrastrukturën, por nuk ka pasur reagim institucional.

S.B/R.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?