Elbasan/ Bashkëpunëtor në dy vjedhje automjetesh, arrestohet një 35 vjeçar

11 Tetor, 12:04| Përditesimi: 11 Tetor, 12:08

  • Share

ELBASAN - Policia në Elbasan ka vënë në pranga një 35 vjeçar pasi ishte bashkëpunëtor në vjedhjen e 2 automjeteve. L.P., 35 vjeç u shpall në kërkim 3 ditë më parë nga policia në kuadër të operacionit Retro.

Më datë 6 tetor në lagjen Shënkoll vodhi makinën tip Benz së bashku me një person tjetër F.B. Ky i fundit u arrestua nga policia 3 ditë më parë. Makina e vjedhur ishte në pronësi të E.D., 65 vjeç.

Ndërkohë dy personat e kapur kanë bashkëpunuar edhe për vjedhjen e një automjeti tjetër tip BMW më datë 24 shtator në lagjen ‘Brigada 17 sulmuese’

'Komisariati i Policisë Elbasan, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të megaoperacionit kombëtar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapi dhe ndaloi shtetasin L. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Retro".

Shtetasi L. P., në bashkëpunim me shtetasin F. B. (i arrestuar 3 ditë më parë) dyshohet se më datë 06.10.2024, kanë vjedhur në lagjen "Shënkoll", një automjet tip "Benz", në pronësi të shtetasit E. D., 65 vjeç. 

Gjithashtu, këta 2 shtetas dyshohen si autorë të vjedhjes së një automjeti tip "BMW", më datë 24.09.2024, në lagjen "Brigada 17 Sulmuese".'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?