ELBASAN - Një person u vu në pranga në Elbasan, ndërsa ndaj një tjetri nisi hetimi në gjendje të lirë pasi u kapën duke vënë baste sportive në një lokal përmes celularit në lagjen ‘Shënkoll’.
Policia vuri në pranga në kuadër të operacionit 'Sundimi i ligjit', pronarin e këtij lokali, Dhimitër Kristo, 60 vjeç, si dhe referuan materialet në prokurori për E.P., 49 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu u sekuestruan edhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për të luajtur baste sportive.
'-arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. K., 60 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 60-vjeçarit, në lagjen "Shënkoll", shërbimet e Policisë gjetën në celularin e tij, biseda dhe aplikacione për vënien e basteve sportive;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në ketë lokal, duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit.', njofton policia.