Gledis Llatja dhe Klevis Qose

Sociale

Elbasan, biblioteka e qytetit çon librat tek të paraburgosurit, firmoset marrëveshja

23 Shtator 2024, 13:17| Përditesimi: 24 Shtator 2024, 15:36

  • Share

Një marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua sot midis Bibliotekës së Qytetit të Elbasanit "Qemal Baholli", dhe Institucionit të Paraburgimit Elbasan.

Kjo marrëveshje synon krijimin e një biblioteke ambulante, e cila do t’u mundësojë të paraburgosurve qasje të rregullt dhe të vazhdueshme në libra dhe literaturë të ndryshme, duke mbështetur procesin e edukimit dhe rehabilitimit të tyre.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Klevis Qose, dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Gledian Llatja.

Në fjalën e tij, z. Gledian Llatja e vlerësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së të paraburgosurve:  

"Libri ka fuqinë të ndryshojë jetë, dhe kjo bibliotekë ambulante është një mundësi për të ofruar edukim dhe shpresë për të gjithë ata që kërkojnë një të ardhme më të mirë."

Nga ana tjetër, z. Klevis Qose e cilësoi këtë nismë si një arritje të rëndësishme për sistemin e burgjeve:  


"Kjo është një risi e madhe për institucionin tonë. Përmes librit, të paraburgosurit do të kenë mundësinë të zhvillohen intelektualisht dhe emocionalisht, duke i ndihmuar në procesin e rehabilitimit dhe integrimit në shoqëri."

S.G/G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bylis: 23/09/2024 17:09

    Elbasan, "bilioteka" e qytetit çon librat tek të paraburgosurit, Pse BILOTEKA i thon andej nga elbasani po te kam then 100 her o kok bosh hidhi nje sy atij tregimit para se ta publikosh

    Përgjigju
    • Mali: 24/09/2024 15:01

      Elbasani eshte qyteti i mesuesve,por duhen kontrolluar artikujt para se te botohen.

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?