Foto ilustruese

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

19 Gusht, 10:10| Përditesimi: 19 Gusht, 10:14

  • Share

Elbasan-Një 35-vjeçar banues në Tiranë është arrestuar pasi bleu karburant me kartëmonedhë 100 euroshe false në fshatin Labinot të Elbasanit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur të mërkurën e 14 gushtit. 

Autori me inicialet M. S., akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

“Menjëherë pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Labinot, se më datë 14.08.2024, një shtetas kishte paguar për furnizimin e automjetit të tij, me një kartëmonedhë 100 euroshe false, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare Elbasan ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 20/08/2024 01:27

    Nuk jam kunder qe dikush qe falsifikon kartmonedhat te pergjigjet penalisht,por kush garanton qe dhe ky i arrestuari te mos kete qene dhe vete viktime e kesaj skeme? Pra,diku,dikush tjeter mund edhe t'ja kete dhene ate kartmonedhe pa e ditur qe ishte falso.Kartmonedhat kalojne ne shume duar dhe po nuk pate nje nga ato penat speciale,apo aparaturat speciale qe i diktojne,apo nuk je familjar me elementet e sigurise edhe mund te biesh viktime e mashtrimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?