Elbasan/ Breshëri 'shkreton' tokën e Gjinarit! Fermerët me lot në sy kërkojnë kompensim: Gjithë perimet e frutat i hodhi në tokë!

10 Korrik, 16:07| Përditesimi: 10 Korrik, 16:20

  • Share

Breshëri i rënë pasditen e së martës në fshatin Gjinar të Elbasanit ka dëmtuar prodhimet bujqësore, si misrin, perimet dhe pemtarinë.

Fermerët thonë se një stuhi të tillë se kishin parë ndonjëherë. Mundi dhe puna e tyre më shumë se 6 mujore ka shkuar dëm. Ata shprehen se nuk kanë mundësi të rikuperojnë dëmet ndaj kërkojnë ndihmë nga shteti.

Katerina Peci bashkë me familjen i sigurojnë të ardhurat vetem nga puna në bujqësi. Kanë marrë toka me qira dhe produktet I shesin në treg. Dëmi është I madh tha ajo me lot në sy.

Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me emergjencat civile janë duke verifikuar dëmet në terren.  Administratori i Gjinarit tha se fatura e dëmeve do t’i shkojë Ministrisë së Bujqëisë, por kompensimi jepet vetëm në rastet kur qeveria shpall gjendje emergjence.

Veç të mbjellave dëme janë shkaktuar të tjera. Të paktën 6 makina janë dëmtuar nga breshëri i pazakontë që preku Gjinarin pasditen e së martës.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 10/07/2024 17:25

    Po çfar kompesimi kerkojne keta ?a jane te siguruar? Ti kerkojne te simulazioni,nuk paguan populli per keta barkderra qe shikojne xhepat e tyre .Çdo fermer apo bujk duhet te beje siguracionin .Pse qeveria i tha zotit qe te beje keto fenomene qe po ndodhin ne gjithe boten ? Sa pa tru qe jane por hajduti gjithmon qahet dhe kerkon mbeshtetje .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?