Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ ‘Çmendet’ 32-vjeçari, organizon ndeshje mes maces dhe qenit, filmimin e poston në rrjetet sociale! Policia e merr nën akuzë

29 Maj, 17:24| Përditesimi: 29 Maj, 17:28

  • Share

Elbasan- Natyra njerëzore shkon në jo pak raste jo vetëm në ekstremitete fizike me aventura që u rrezikojnë jetën, por edhe në ‘sporte’ që shkojnë deri në kufijtë e çmendurisë.

I ngjashëm është rasti i evidentuar në qytetin e Elbasanit. Një 32-vjeçar është marrë nën akuzë nga Policia, pasi dyshohet për keqtrajtim të kafshëve shtëpiake, një qeni dhe një maceje.

Ai i ka përdorur dy kafshët për ndeshje, duke i filmuar dhe hedhur postimin në rrjetet sociale, nën dyshimin për të marrë sa më shumë klikime dhe përfituar.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për A. Gj., 32 vjeç, pasi ka promovuar në rrjete sociale, një ndeshje ndërmjet 2 kafshëve shtëpiake (qen dhe mace)”, bëri me dije policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?