Elbasan- Një 49 vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur.
Sipas njoftimit të bluve ngjarja u regjsitrua në fshatin Godolesh.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast të dhunës në familje, në fshatin Godolesh, kanë ndërhyrë menjëherë me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. V., 49 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10 vjeç”, informoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente

O.M.G,tentoi te godiste me sepate femijen e vet,10 vjec! Ky nuk eshte baba,,nuk eshte njeri,ky eshte perbindesh!
Përgjigju