Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Dhunonte bashkëshorten dhe e kërcëntonte me armë pa leje, arrestohet 35-vjeçari

16 Tetor 2019, 12:31| Përditesimi: 16 Tetor 2019, 14:34

  • Share

ELBASAN- Një 35-vjeçar është arrestuar pasi dhunonte bashkëshorten dhe mbante një armë pa leje në banesë me të cilën e kërcënonte.

Astrit Sollaku banon në Belsh në lagjen e Hysajve bashkë me bashkëshorten, të cilën e dhunonte për motive të dobëta.

Ai e kshte dhunuar dhe herë të tjera bashkëshorten, por ajo nuk e denonconte nga frika mos e qëllonte me armë.

Ata kanë një femijë bashkë.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti një armë zjarri tip pushkë dhe 44 fishekë që i mbante pa lejen përkatëse.

Sipas policisë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?