Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Elbasan, digjet banesa, lëndohet 77-vjeçari, shkak bëhet bombula e gazit

12 Nëntor 2018, 09:17| Përditesimi: 12 Nëntor 2018, 09:19

  • Share

Një banesë është djegur mëngjesin e kësaj të hëne në Elbasan, në fshatin Katund i Ri, në Elbasan.

Në përpjekje për të shuar zjarrin ka shkuar një 77-vjeçar, i cili ka tentuar të shuajë flakët dhe është lënduar vetë.

Policia njofton se është dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit.

Njoftimi i plotë:

 Elbasan 

Informacion paraprak 

Në banesën e shtetasit I.L. rreth 77 vjeç, në fshatin Katundi i Ri, Elbasan, ka rënë zjarr.Në vendin e ngjarjes kan shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. 

Si pasojë e zjarrit në përpjekje për ta shuar shtetasi I.L., është lënduar lehtë i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Elbasanit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit e bombules së gazit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?