Elbasan/ Digjet gjatë natës makina e punonjësit të policisë kriminale, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)

24 Prill 2020, 08:30| Përditesimi: 24 Prill 2020, 09:38

  • Share

ELBASAN- Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "5 Maji", ku mjeti tip "Benz" me targa targa AA 471 SA është në pronësi punonjësit të policisë kriminale Marjus Mema. Makina ishte parkuar para banesës dhe si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht. Nuk dihen ende shkaqet e nfjarjes, e ndërsa nuk përjashtohet që të jetë zjarrvënie me qëllim.

"Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes", njofton policia.

Makina e djegur

Marjus Mema pronari i makinës së djegur

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 24/04/2020 11:01

    Meqenese liria eshte e pjesshme ne Shqiperi, do mjaftonte nje ligj i shpallur nga Rama qe te "detyronte" kompanite e sigurimeve qe te sigurojne falas nga demtimet te gjithe punonjesit e policise (ose kundrejt nje pagese modeste).

    Përgjigju
  • Gimi: 24/04/2020 09:53

    Si kap dot policia se eshte shume e zene duke kap pensionistat dhe hallexhinjte qe dalin pa leje

    Përgjigju
  • Taulant: 24/04/2020 09:33

    Te njejtet bastarde qe u kapen dhe u liruan nga gjykata per mungese provash duhet te jene.

    Përgjigju
    • Dani: 24/04/2020 10:15

      Sa te mdhej jeni per intriga o mbetjet capja dhe i digjni e doni ti faturoni tek te tjer. Marjusi ju arrestoi spacatoret e kokaines tuaj o capakar e ju si mbetje I dogjet makinen. Skeni faj ju kur kte zotrin e qortuan dhe eproret e vet pse ju arrestoi spacatoret e kokaines tuaj.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?