Kronikë

Elbasan/ Doli të kërkonte qenin, humbet pa gjurmë 56-vjeçari në Gjinar! Dyshohet se ka rënë në kanion, Policia dhe familjarët nisin kërkimet

14 Gusht, 16:32| Përditesimi: 14 Gusht, 16:44

  • Share

Elbasan- Një 56-vjeçar dyshohet se ka humbur dhe ka rënë në kanione teksa kërkonte qenin e tij, kurse familjarët apeluan për ndihmë në Policinë e Elbasanit dhe kanë nisur kërkimet në terren për gjetjen.

I humburi është identifikuar si Pëllumb Toçi, banor i fshatit Pashtresh, Njësia Gjinar. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi, informon se familjarët dhe policia janë duke e kërkuar.

Sipas familjarëve, Toçi ka dalë për të kërkuar një qen ndërsa nuk është kthyer më.

Paraprakisht dyshohet se gjatë kërkimeve në terrenin e vështirë të zonës, ai ka rënë në një kanion. Disa persona nge ekipet e kërkim-shpëtimit janë në terren.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?