Elbasan- Gjykata e Elbasanit i ktheu për plotësim hetimesh Prokurorisë, dosjen e dy rusëve dhe një ukrainasi, të cilët u kapën në uzinën e armëve në Gramsh, pas përplasjes me rojet ushtarakë.
Vendimi u mor tre ditë me parë, në seancën paraprake gjyqsore, ku organit akuzues iu la afat kohor deri ne fund te muajit maj.
Prokurori Kreshnik Ajazi po heton tre shtetasit e huaj për kryer veprat penale “sigurimi i informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj”, i parashikuar nga neni 214 i Kodit Penal, “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “kundështim me forcë të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.
Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin të moshave 34 dhe 23 vejç, dy shtetas rusë, si dhe Fedir Alpatov, 24 vjeç, ukrainas, u arrestuan në datë 20 gusht të vitit 2022 pas nje incidenti që u shënua brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh.
Pasi u arrestuan ata thanë se janë blogerë të apasnionuar pas godinave të braktisura dhe objekteve ushtake, për këtë arsye vizituan uzinën në Gramsh, duke mohuar të jenë spinunë.
Prokuroria ngriti dyshimet për spiunazh me pretendimin se të tre ata kishin ardhur në vendin tonë për të mbledhur informacione ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare.
Tre të huajt po hetohen nga organi i akuzës pa masë sigurie.
Komente
