Kronikë

Elbasan/ 2 të ndaluar arratisen nga Drejtoria e Policisë, njëri kapet! Do transferoheshin në paraburgim! Në hetim policët që u ikën me vrap 2 hajdutët (EMRAT)

31 Dhjetor 2024, 16:28| Përditesimi: 31 Dhjetor 2024, 19:03

  • Share

ELBASAN - Dy të paraburgosur u arratisën mesditën e sotme (31 dhjetor 2024) nga ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Nazmi Liçi, 29 vjeç dhe Ervis Peqini, 33 vjeç ishin ndaluar nga policia e Elbasanit për vjedhje dhe sot kishin masën e sigurisë në gjykatë. Pasi ka mbaruar seanca dy të arrestuarit janë transportuar me makinë në ambientet e Drejtorisë së Policisë, informon gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi. 

Arratisja ka ndodhur në momentin kur dy të ndaluarit pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan, ndërsa dihet që godina e drejtorisë së policisë është në rikonstruksion. 

Deri tani është bërë e mundur kapja Ervin Peqinit dhe vijon puna për kapjen e tjetrit.

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.

Njoftimi i policisë: 

Mesditën e sotme, shtetasit , pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale "Vjedhja", pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.

Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L..

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?