Elbasan/ Dy vëllezërve i gjejnë arsenal armësh në banesë, njëri arrestohet tjetri do hetohet në gjendje të lirë (VIDEO)

2 Qershor, 11:40| Përditesimi: 2 Qershor, 17:10

  • Share

ELBASAN - Policia ka gjetur një arsenal armësh në banesat e dy vëllezërve në fshatin Gjergjan të Elbasanit.  Në pranga ka rënë njëri prej tyre ndërsa tjetri do të hetohet në gjëndje të lirë, informoi sot policia Elbasanit.

Policia kishte marrë informacion se në banesat e tyre kishte armë dhe ndërmori kontrollin si dhe publikoi pamjet e arsenalit të sekuestruar

“Në banesat e shtetasve A. M., 65 vjeç dhe B. M., 57 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1 armë zjarri kallashnikov me 2 karikatorë me 80 fishekë;
1 armë gjahu gjysmë automatike;
1 ⁠armë zjarri pushkë (trofe);
2 pushkë pneumatike;
1 armë pneumatike me dylbi të montuar;
1 palë dylbi;
1 mjet prerës (thikë) i kombinuar me përforcues grushti‘ informoi sot policia.

Në pranga është vënë 57 vjeçari B.M, ndërsa vëllai i tij A. M., 65 vjeç u procedua në gjendje të lirë, për arsye shëndetësore

Operacioni i koduar “Vëllezërit’ u ndërmor në drejtimin e prokurorisë së Elbasanit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?