Elbasan- Dy të rinj të dyshuar si shpërndarës droge janë marrë nën akuzë nga Policia e Elbasanit brenda pak orëve, në aksione të ndara. Njërit prej tyre iu gjet në banesë edhe shuma e konsiderueshme mbi 51 mijë euro, që tani duhet t’i justifikojë me dokumente, pasi iu sekuestruan si provë materiale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve njoftuan se referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për D. X., 22 vjeç, pasi nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis. I dyti u mor nën akuzë R. Sh., 27 vjeç.
“Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis”, tha policia.
Gjithashtu, nga kontrolli në banesë iu gjetën 51830 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike dërguan për hetim në Prokurori dhe shpallën në kërkim K. Sh., 31 vjeç, pasi “dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur nëpërmjet rrjeteve sociale një 33-vjeçare”.
Komente
