Elbasan/ Fermerët e Labinotit kremtojnë ‘festën e gështenjës’ por treg nuk gjejnë për prodhimet e tyre

29 Tetor 2022, 16:41| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 16:44

  • Share

Zona e Labinot Mal në Elbasan njihet për prodhimin e gështenjave, por fermerët thanë se hasin vështirësi në gjetjen e tregjeve. Po kështu problem mbetet dhe rruga e pa asfaltuar, e cila vështirëson transportin e produkteve bujqësore.

Në Labinot Mal u organizua festa e gështenjës, si një mundësi për të promovuar produktet bujqësore të zonës. Prodhimi i gështenjave është i bollshëm këtë vit, por fermerët hasin vështirësi për ta tregtuar. Pengesë për ta është dhe rruga e amortizuar.

“Prodhimi i mirë, por çmimi i ulët. Këto gështenja që shihni me 1500 lek, ndërsa ato për industrinë e çokollatës me 700 lek/kg shiten. Kemi vështirësi për ti transportuar se rruga e keq, është rritur dhe nafta”, tha ata.

Favorizuar nga klima malore, gështenja është kultura kryesore në Labinot-Mal, ku shumë familje kanë bazuar ekonominë familjare tek mbledhja dhe shitja e këtij fruti.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 01/11/2022 00:56

    shiteni ne itali sepse e duan italianet per te bere cokollata.....keshtu eshte shitur vjet,,,saqe nuk gjeje geshtenja ne tregun tone....

    Përgjigju
  • Turi: 29/10/2022 16:46

    Me 500-600 leke per kile normal qe ska treg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?