Elbasan-Temperaturat e larta vazhdojnë të shkaktojnë vatra zjarri, ku sot janë regjistruar dy zjarre në Elbasan. Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në fshatin Balëz, ndërsa tjetri është rregjistruar në fushën e mbetjeve të landfillit të qytetit.
Zjarrfikësja ka shkuar menjëherë në vendet e ngjarjes për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, duke punuar së bashku me forca të shumta në terren për të parandaluar përhapjen e zjarreve.
Gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi, raporton se situata paraqitet e rëndë, sidomos në ullishtet e Elbasanit, ku për shuarjen po ndihmon edhe një helikopter.
Zjarri në landfill, i cili ka marrë flakë pasditen e sotme, është i dyti që prek këtë zonë gjatë verës, pas incidenteve të regjistruara në korrik të viteve 2023 dhe 2024. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të madh për banorët e qytetit, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë të qarta dhe po hetohen.
lajm në përditësim
Pasditen e sotme ka marrë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan.
Sipas informacioneve, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje po punohet për shuarjen e flakëve.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë së bashku me ekipe të tjera për të vënë nën kontroll zjarrin.
Fusha e mbetjeve është e dyta herë që përfshihet nga flakët në verë dhe në korrik të 2023 dhe të 2024, një situatë e cila ka krijuar problem për banorët e qytetit.
Komente
