Tregtari i automjeteve i jep fund jetës në Elbasan, i vë flakën mjetit të tij dhe digjet brenda! Ja kush është viktima (VIDEO)

4 Shkurt 2022, 23:04| Përditesimi: 5 Shkurt 2022, 08:44

  • Share

ELBASAN- Një 32-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëdjegur në makinë. Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në zonën e Krrabës në Elbasan, në vendin e quajtur kryqi. Viktimë mbeti Armando Mici, 32 vjeç, i cili ishte tregtar makinash në zonën e Elbasanit. Trupi i pajetë i tij u gjet i shkrumbuar në sediljen e pasme të mjetit, ndërsa dyert e makinës ishin të hapura.

Djegia e trupit të të riut brenda mjetit të tij ‘Volkswagen’ është tepër e dyshimtë ku në pamje të parë gjithçka të lënë  përshtypjet e një vrasje, por sipas policisë i riu është lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetës

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ku u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për shuarjen e flakëve. Në vendngjarje shkuan edhe kryeprokurori i Elbasan, Kreshnik Ajazi si dhe Drejtori i Policisë Ardian Çipa.

Armando Mici, 32 vjeç, nuk rezulton të jetë person problematik dhe nuk ka qenë i dënuar më parë, ndërsa po sipas policisë dyshohet se aktin e rëndë të vetëvrasjes ai e ka kryer në kushte të depresionit.

Megjithatë hetimet vijojnë për këtë ngjarje, për zbardhjen e  plotë të saj, nëse vërtet ishte vetëvrasje apo ka qenë vrasje.

1644017074_b5a2f412795240728b00bf5078edcd9d.jfif

Zjarrfikset ndodhen në vengjarje për të shuar zjarrin 

1644046778_mici2.jpg

Viktima Armando Mici

Ora 01:31
Mjeti i përfshirë nga flakët në Krrabë, Policia zbulon detaje të reja: Viktima dyshohet se ishte në depresion, ka kryer vetëvrasje

Viktima, Armando Mici 32 vjeç dyshohej se ishte nën efektin e depresionit dhe ka blerë një sasi të konsiderueshme benzine dhe ka realizuar vetëvrasjen.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur "Kryqi" në rrugën e vjetër Elbasan - Krrabë ku është djegur një automjet tip “Volksëagen” në brendësi të së cilës ka qenë një person i pa jetë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima i cili është shtetasi Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi, i pa dënuar. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volksëagen Passat me targa AA 273 NU.

Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.

Ora 00:59
Mjeti i djegur në Elbasan, zbardhen detajet e shoferit 32- vjeçar, policia komunikon me familjarët, asnjë shenjë prej tij! (EMRI)

Mjeti i përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme tip ‘Volkswagen’, ka sjellë dyshime të reja që lidheshin me një akt vrasjeje për krim pasioni ose një vrasje mafioze.

Sipas burimeve nga Report Tv, shoferi i mjetit ishte Armando Mici nga Elbasani, 32 vjeç. Policia ka komunikuar me familjarët e tij, por aktualisht Armando Mici nuk gjendet dhe ka telefonin e fikur. 

Bëhet me dije se 32 vjeçari Armando Mici është tregtar automjetesh.

Ora 00:33
Mjeti i përfshirë nga flakët me një viktimë, në vendgjarje kryeprokurori dhe drejtori i policisë

Makina e përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Krrabë të Elbasanit, nisi si një dyshim defekti dhe po vijon të vërtetohet si skenar vrasjeje

Sipas burimeve nga Report TV, viktima i identifikuar si ArmandoMici 32 vjeç, është gjendur në pjesën e mbrapme të pasagjerit duke shtuar dyshime se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

Këto përfundime shtohen edhe më shumë në momentin që në vengjarje forcave blu i bashkohen edhe kryeprokurori i Elbasan, Kreshnik Ajazi si dhe Drejtori i Policisë Ardian Çipa

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?