Kronikë

Elbasan, gjendet i mbytur një i ri në lumin Shkumbin, ishte zhdukur prej 1 muaji dhe vuante nga depresioni

16 Prill 2021, 16:58| Përditesimi: 16 Prill 2021, 21:40

  • Share

Një i ri është gjetur i mbytur ditën e sotme në lumin Shkumbin në fshatin Jagodinë në Elbasan. Bëhet fjalë për Eridjon Topin, 27 vjeç. Trupi i tij është nxjerrë sot i pajetë nga lumi ndërsa nuk i janë konstatuar shenja.

Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Sipas deklarimeve të familjarëve dyshohet se shtetasi vuante nga depresioni dhe se rreth 1 muaj ishte larguar nga banesa dhe nuk kanë pasur kontakt.

1618595990_cats.jpg

1618587673_elbsan.jpg

 

 

Ora 20:00
Identifikohet i riu që u gjet i mbytur buzë Shkumbinit

1618597538_1618595990cats2.jpg

Është identifikuar i riu që u gjet i mbytur buzë Shkumbinit, në fshatin Jagobin të Elbasanit. Mësohet se bëhet fjalë për 27-vjeçarin Eridjon Topi, i cili ka lindur në Elbasan por banonte në Tiranë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?