Sendi që përdorte i dyshuari për hapjen e dyerve të makinave

Kronikë

Elbasan/ Grabiste makina duke shqyer dyert me çekiç, kapet ‘mat’ 56-vjeçari!

30 Maj, 11:50| Përditesimi: 30 Maj, 11:59

  • Share

Elbasan- Një 56-vjeçar që grabiste makinat e parkuara nëpërmjet dëmtimit të tyre me një çekiç, është arrestuar nga policia e Elbasanit.

Aksioni është kryer në lagjen “Beqir Dardha”, teksa i dyshuari po tentonte të kryente krimin, Kurse si provë materiale iu sekuestrua edhe sendi metalik i përdorur për të hapur derën e automjetit.

“Sapo janë njoftuar për një tentativë vjedhjeje të një automjeti tip “Mercedes Benz ML”, në lagjen "Beqir Dardha", shërbimet kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë u ndalua autori i rastit, shtetasi L. M., 56 vjeç, banues në Elbasan”, bëri me dije policia vendore ditën e sotme (30 maj).

Por ka dyshime se 56-vjeçari është përfshirë edhe në krime të tjera të ngjashme, ndaj po analizohen provat, filmimet e kamerave dhe gjurmët e mundshme të gishtrinjve nëpërmjet krahasimit daktiloskopik.

“Gjithashtu, po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas”, sqaroi policia.

Materialet për këtë hetim iu kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?