Kronikë

VIDEOLAJM/ Hajduti në Elbasan kacavirret në mure për të vjedhur, arrestohet

17 Maj, 13:25| Përditesimi: 17 Maj, 13:45

  • Share

Elbasan- Një 30-vjeçar në Elbasan është vendosur në pranga për vjedhje.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur një natë më parë në lagjen Shënkoll.

Siç shihet edhe nga video e publikuar nga policia 30-vjeçari fillimisht është kacavjerrë në mur dhe pasi mori çelsat automjetit në pronësi të shtetasit M. K., 30 vjeç, në një lokal u largua me automjetin e vjedhur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se gjatë natës, në lagjen Shënkoll, i kishin vjedhur automjetin, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shënkolli ”, bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit M. K., 30 vjeç, banues në fshatin Shushicë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 16.05.2025, gjatë natës, në lagjen Shënkoll, ka vjedhur në një lokal çelsat e automjetit në pronësi të shtetasit A. Sh., dhe më pas ka vjedhur automjetin e këtij shtetasi.

30-vjeçari për ti shpëtuar Policisë, ka braktisur automjetin e vjedhur, që e drejtonte pa leje drejtimi, por është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?