I dënuar me 10 vjet burgim për tentativë vrasjeje, 58-vjeçari arrestohet në Gramsh (EMRI)

16 Nëntor, 14:04| Përditesimi: 16 Nëntor, 14:28

  • Share

Gramsh- Një 58 vjeçar i dënuar me 10 vjet burgim për tentativë vrasjeje është vendosur në pranga në Gramsh.

Ndaj Luan Taragjini banues në fshatin Grabovë, Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e dhënë më 21 tetor të këtij viti e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë.

 “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 21.10.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë”, informoi sot policia.

Operacioni u kodua ‘Wanted’.

Ngjarja u shënua në fshatin Taragjin, Njësia Administartive Lenie Gramsh, ku 58 vjeçari tentoi të vrasë me armë gjahu shtetasin me inicialet L.T.

Pas këtij incidenti blutë gjetën në shtëpinë e autorit 13 copë fishekë armë gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?