Një inspektor i Bashkisë Elbasan është arrestuar pasi në banesën e tij u gjetën municione luftarake, armë e kallashnikov, të cilat dyshohen nga policia se janë përdorur në ngjarje kriminale, megjithatë këtë dyshim do e vërtetojë ekspertiza. Në pranga përfundoi 44-vjeçari Gentian Duka, banues në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.
Gjatë operacionit “Kral”, në banesën e 44-vjeçarit u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti, një thikë dhe 7 karikatorë, të cilat u sekuestruan nga policia, ndërsa armët do të çohen për ekspertim nëse janë përdorur apo jo në ngjarje të ndryshme kriminale në Elbasan por edhe në vend.
Gjithashtu është ende e paqartë nëse i arrestuari është i implikuar në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Gentian Duka
Ne rrugen e duhur jeni armet ne elbasan neper zyra i keni
PërgjigjuArmët i ka pêrdor për tu shkolluar diplomuar dhe punësuar...mos e dënoni se i duhet ramës për deputet!
PërgjigjuTuri qën, fytyrë e poshter.
PërgjigjuNje inspektor Bashkie qe do e kishte zili cdo ushtar Ukrainas… Bravo.
Përgjigju