Kronikë

Elbasan, i vodhi vëllait 1.5 mln lekë nga llogaria bankare, në pranga 33-vjeçari (EMRI)

18 Korrik, 13:34| Përditesimi: 18 Korrik, 13:55

  • Share

Një 33-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi vodhi 1.5 mln lekë nga llogaria bankare e vëllait të tij.

Mësohet se autori i identifikuar si Klinti Myftiu e ka kryer vjedhjen muajin e kaluar, me kartën që ia kishte marrë nënës së tyre me anë të mashtrimit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, menjëherë pas administrimit të një kallëzimi të depozituar më datë 01.07.2024, për një rast të mashtrimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Cash”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit Klinti Myftiu  33 vjeç, banues në Elbasan.  

Prokuroria e Elbasanit, më datë 17.07.2024, ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, pasi dyshohet se gjatë muajit qershor 2024, ka tërhequr shumën 1 500 000 lekë, nga llogaria bankare e vëllait të tij, me kartën të cilën ia kishte marrë nënës së tyre, me anë të mashtrimit.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme 

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?