Kronikë

Elbasan/ I vuri zjarrin makinës më 23 Janar, arrestohet 36-vjeçari me precedentë penalë! Kamerat e tradhtuan, krimi për motive të dobëta (EMRI+VIDEO)

30 Janar, 10:17| Përditesimi: 30 Janar, 10:38

  • Share

Elbasan- U dyshua për një djegie aksidentale fillimisht, por gjatë hetimeve dhe zbulimit të pamjeve të kamerave të sigurisë u konstatua se bëhej fjalë për një akt kriminal.

Policia e Elbasanit informoi sot (30 Janar) se finalizoi aksionin e koduar "The last fire" (Zjarrvënia e fundit). Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar, Gerti Mustafa, 36 vjeç, person me precedentë penalë të mëparshëm dhe i skeduar nga blutë. 

Ngjarja ka ndodhur më 23 Janar të këtij viti, në lagjen "Aqif Pasha".

“Fillimisht u dyshua aksidentale, por bazuar në provat e administruara dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 36 vjeç, (Gerti Mustafa), banues në Elbasan, i dënuar më parë për disa vepra penale”, bëri me dije policia vendore.

Gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi, informon se nga veprimet hetimore dyshohet se 36-vjeçari, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), një automjet të parkuar, në pronësi të shtetasit S. M. Nga përhapja e flakëve u dogj pjesërisht dhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë. 

Ngjarja i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë vendore, me akuzën “shkatërrimi i pronës me zjarr".

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?