Një prej invalidëve që është futur në grevë urie në Elbasan, Andrea Qosja tha për Report Tv se me heqjen e paketës higjeno-sanitare nuk i përballojnë dot kushtet e jetesës. 16 mijë lekë i janë hequr, pjesë e paketës higjieno sanitare, ndërsa Qosja thotë se pjesën tjetër të kempit e çon për ilaçe. Ai thotë se e ka të pamundur të mbajë dy fëmijët, të cilët janë edhe në shkollë. Edhe ai i bën thirrje kryeministrit për t’iu dhënë një zgjidhje.
“Nuk është fort e mirë, se kushtet e vështira, nga i ftohti që ndodhemi në këtë ambient. Më kanë heq paktën higjeno sanitare. Si kam të dyja këmbët, jam aksidentuar në vitin 1991, i kam heq të dyja gjymtyrët dhe në 2017 e kam marrë statusin përgjithmonë. Tani më thërrasin në kempin epror. Më kanë çuar statusin e ke thotë, ke nevojë për përkujdesje. Kanë shkurtuar 16 mijë lekë, marr 120 mijë lekë të vjetra. Nuk jetoj dot me aq, rreth 100 mijë lekë i dua ilaçe, për tëmthin, diabetin. Kam dy fëmijë të vegjël që i çoj në shkollë, kam nusen që më shërben. Do i lutesha Shërbimit Social dhe kryeministrit të rishikojnë punën e dosjeve, se me këto kushte që jam s’më dalin 100 mijë lekë, as për ilaçe, as për beblina. Me 100 mijë lekë nuk paguaj dot asgjë”, tha Qosja për Report Tv.
Lajmi kryesor:
Pas 3 ditësh përfundon greva e urisë së 5 invalidëve në Elbasan! Arrihet marrëveshja me Ministrinë për paketën higjieno-sanitare 16 mijë lekë
SI.E./ReportTv.al