Kronikë

Elbasan/ Të maskuar dhe me pistoletë, kanosën punonjësin e një karburanti dhe i morën xhiron ditore, arrestohen dy persona (VIDEO)

16 Shtator, 15:53| Përditesimi: 16 Shtator, 16:08

  • Share

Elbasan-Policia ka arrestuar 2 persona, pasi të maskuar dhe nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant në Elbasan.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, Komisariatin e Policisë Librazhd dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Hijet”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar: Denis Isallari, 23 vjeç, dhe Denajd  Sterkaj, 19 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Policia sekuestroi sendin që u përdor për kanosje, maskat, veshje të tjera të përdorura nga autorët, paratë e vjedhura, automjeti me targa të mbuluara që përdorën ata, si dhe celularët në përdorim nga këta persona.

‘Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 15.09.2025, rreth orës 23:00, shtetasit Denis Isallari dhe Denajd  Sterkaj, të cilët qarkullonin me një automjet me targa të mbuluara, kanë shkuar në karburantin në hyrje të Librazhdit. Të maskuar dhe me një send të ngjashëm me armë zjarri pistoletë, ata kanë kanosur punonjësin e subjektit, i kanë marrë xhiron ditore dhe janë larguar me shpejtësi.

Pasi janë larguar nga vendngjarja, për të fshehur autorësinë, kanë hedhur në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e këtyre sendeve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me lekët e vjedhura, celularët dhe automjetin e shtetasve të arrestuar’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Maskat, paratë, veshjet, dhe pistoleta e përdorur nga autorët

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap tjetër grupkapitull me BE-në, si iu duket ritmi i negociatave?