Elbasan- Kanosi me armë zjarri një 22-vjeçar për motive të dobëta, kapet i dyshuari për krimin.
Policia vendore e Elbasanit bëri me dije sot (14 shkurt) se bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca operative, finalizuan edhe aksionin për kapjen e 20-vjeçarit me inicialet A. Gj.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar urdhër ndalimi për 20-vjeçarin, sepse nga hetimet ka rezultuar se në muajin shkurt 2024, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, në fshatin Tregan, shtetasin E. M., 22 vjeç”, sqarohet në njoftimin zyrtar.
Pas arrestimit, i riu është izoluar në paraburgim, në pritje të masës së vlerësimit të sigurisë dhe procesit hetimor të mëtejshëm nga prokuroria vendore.
Komente
