Pushka e gjetur dhe e sekustruar në Elbasan

Elbasan/ Kanosi me pushkë bashkëshorten dhe djalin, gjendet arma e 52-vjeçarit, e kishte fshehur në murin përreth shtëpisë

15 Qershor 2022, 14:19| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 14:25

  • Share

ELBASAN-Një 52-vjeçar me iniciale B.P. ra në prangat e policisë pasi nëpërmjet një arme zjarri të llojit "pushkë" kanosi bashkëshorten dhe djalin e tij.

52-vjeçari është aktualisht në institucionin e paraburgimit në Bradashesh, Elbasan.

U kryen hetime të thelluara, pasi dyshohej se 42-vjeçari kishte armë të fshehur në banesë dhe se dhuna mund të përshkallëzohej pasi ai të mbaronte vuajtjen e dënimit.

Nisur nga këto dyshime,u kryen kontrolle të imtësishme për disa ditë në banesën e tij ku si rezultat u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i pushkës, të cilën e kishte fshehur në murin përreth shtëpisë.

Materialet shtesë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?