Foto ilustruese

Elbasan/ Kërcënoi pronarin e një mobilierie për t’i marrë 4000 €, 55-vjeçari kapet duke marrë paratë, në kërkim bashkëpunëtori

21 Maj, 10:28| Përditesimi: 21 Maj, 10:42

  • Share

Pronari i një mobilierie në Elbasan ka denoncuar në polici se kërcënohej nga dy persona të cilët i kërkonin 4000 euro.

55-vjeçari që e kërcënonte është arrestuar duke marrë paratë ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori 23 vjeçar.

"Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas denoncimit të një 50-vjeçari, se kanosej nga 2 shtetas, për t’iu dhënë 4000 euro, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan kryen një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobilieri ”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë, teksa merrte shumën e eurove, në mobilierinë e 50-vjeçarit, shtetasi P. B., 55 vjeç. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për rastin, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 23 vjeç. Punohet për kapjen e tij", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?