Foto Ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Kapet ‘mat’ duke vjedhur në një magazinë në Bradashesh, arrestohet 38- vjeçari

24 Maj, 11:13| Përditesimi: 24 Maj, 11:15

  • Share

Elbasan-Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 38 vjeçar, pasi u kap mat duke vjedhur në një magazinë në fshatin Bradashesh.

Në pranga është vënë 38 vjeçari me inicialet E.Ç, i cili ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje.

'Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Bradashesh, i dënuar më parë për vjedhje, pasi gjatë natës, u kap duke vjedhur në një magazinë, në fshatin Bradashesh', njoftoi sot policia. 

Po ashtu, Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë edhe dy persona të tjerë personin me inicialet Sh. M., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe B. D., 56 vjeç, pasi në fshatin Papër, duke drejtuar mjetin tip zetor pa leje drejtimi, ka aksidentuar lehtë shtetasit Xh. S., V. H., dhe F. V. (këmbësorë).

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?