Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Katër ditë i humbur, vëllai denoncon largimin nga banesa të 40-vjeçarit! Policia nis kërkimet

8 Janar, 15:54| Përditesimi: 8 Janar, 15:58

  • Share

Elbasan- Prej katër ditësh një 40-vjeçar rezulton i humbur, teksa familjarët e tij i janë drejtuar Policisë së Elbasanit për ndihmë, me qëllim lokalizimin dhe gjetjen.

Burime zyrtare bënë me dije sot (8 Janar) se pasditen e djeshme ka kallëzuar shtetasi R. H., 38 vjeç, se më datë 5 janar 2025 është larguar nga banesa vëllai i tij, 40-vjeçari me inicialet N. H.

Gjatë shpjegimeve të dhëna në Komisariat, ai ka sqaruar se i vëllai vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor.

“Po punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, bëri me dije policia vendore.

I vëllai ka dhënë detajet dhe rrethanat për ditën e largimit nga banesa, karakteristikat dhe veshjen e 40-vjeçarit, për të cilin kanë nisur kërkimet.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?