Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 35-vjeçari dhe 9 të tjerë! Sekuestrohen çipsa pokeri, drogë e para

26 Tetor, 10:55| Përditesimi: 26 Tetor, 11:31

  • Share

Policia ka arrestuar një 35- vjeçar me inicialet B.S në Elbasan, pasi kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit dhe për përdorim të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Texas Poker’, ku në pranga janë vënë edhe 9 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati, në lokalin që e kishte marrë me qira 35- vjeçari, në fshatin Labinot fushë.

“Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: - B. S., 35 vjeç, banues në Elbasan (administrator i lokalit) për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara" dhe "Përshtatja e lokalit për përdorim droge"; - P. O., F. Q., K. I., R. P., P. S., E. D., dhe I. R., për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin"; -Ç. Xh., dhe A. B., për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi sot policia.

Policia ka sekuestruar 1 tavolinë pokeri, 2 valixhe me çipsa, 8 pako letra bixhozi, 11 aparate celulare, lëndë narkotike, 2 grirëse të kësaj lënde, shuma parash (lekë, euro dhe paund), të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?