Kronikë

Elbasan/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet pronari dhe 3 persona të tjerë

11 Janar, 14:13| Përditesimi: 11 Janar, 14:26

  • Share

Elbasan-Policia e Elbasanit ka arrestuar pronarin e një lokali, të cilin e kishte përshtatur për organizmin e lojërave të fatit. Po ashtu, në pranga janë vënë edhe 3 persona të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Elbasan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Black game”, ku si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë: P. L., 63 vjeç, pronari i lokalit; A. A., 68 vjeç; F. M., 30 vjeç dhe M. A., 28 vjeç. Policia ka nisur hetim edhe për 2 persona të tjerë, të cilët kanë qenë duke luajtur lojëra fati.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokal janë sekuestruar, 4 aparate celular, 1 tavolinë bilardoje ku zhvillohej loja me zare, zare, 5 pako letra bixhozi, 1 DVR dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

‘Këta shtetas u kapën duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në lokalin në pronësi të shtetasit P. L., në lagjen "5 Maj". Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. M., F. G., S. D., Sh. D., pasi u kapën në këto ambiente’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?