Prokuroria e Elbasanit

Kronikë

Elbasan/ Konfiskohen apartament dhe garazhe të një personi, me prejardhje nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar (EMRI)

17 Prill, 17:11| Përditesimi: 17 Prill, 22:17

  • Share

Elbasan-Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, janë konfiskuar garazhe dhe një apartament, të personit Leonard Coga, pasi kanë qenë me prejardhje nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.

Ai u shpall fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal dhe iu konfiskuan tre pasuri të paluajtshme, të cilat ndodhen në qytetin e Elbasanit.

'Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përfundim të gjykimit të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, konfiskoi pasuritë e mëposhtme: pasuria e paluajteshme e llojit “Apartament”, në qytetin e Elbasanit, asuria e paluajteshme e llojit “Garazh”,  në qytetin e Elbasanit, pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”,  në qytetin e Elbasanit', njoftoi sot prokuroria.

Pasurtitë e konfiskuara:
-Pasuria e paluajteshme e llojit “Apartament”, në qytetin e Elbasanit
-Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”,  në qytetin e Elbasanit 
-Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”,  në qytetin e Elbasanit

S.B/H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?