Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Kundërshtoi dhe goditi punonjësit e policisë, arrestohet 30-vjeçari në Cërrik

12 Maj, 14:05| Përditesimi: 12 Maj, 14:11

  • Share

Elbasan-Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi ditën e djeshme ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë që i kishin kërkuar që të zhvendoste automjetin e tij, pasi i pengonte gjatë punës, por ai nuk ka pranuar. 

30 vjeçari me inicialet E.M akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

'Cërrik/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Cërrik, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditje për shkak të detyrës", sepse mbrëmë, rreth orës 21:30, në Cërrik, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë të cilët i kanë kërkuar që të zhvendoste automjetin e tij, pasi i pengonte ata gjatë punës', tha ai. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: