Elbasan- Mashtroi pronarin e një ferme bagëtish se do ndërmjetësonte blerjen e gjësë së gjallë te persona të tjerë me shifrën mbi 40 mijë euro, por pas zhvatjes humbi gjurmët.
Policia e Elbasanit njoftoi sot (30 Janar) se lokalizoi dhe prangosi 34-vjeçarin e shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, Neritan Dobra.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndërmjetësi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin N. D., 34 vjeç (Neritan Dobra)”, njofton policia vendore.
Ai dyshohet se i ka marrë një 43-vjeçari, pronar i një ferme bagëtish, rreth 40500 euro, për të ndërmjetësuar për blerjen e bagëtive nga disa shtetas të tjerë me këtë vlerë.
“34-vjeçari nuk ka ndërmjetësuar sipas marrëveshjes, por pasi ka marrë shumën e eurove është larguar”, sqaroi policia.
Gazetari i Report TV, Ronaldo Gjoshi, informon se hetimet janë ende aktive dhe do jetë Prokuroria që do bëjë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave.
Komente
