Elbasan, masivi i inerteve dhe shkëmbi i madh rrëshqasin nga mali tek Kthesa e Murrashit (VIDEO)

29 Nëntor 2023, 00:37| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 11:57

  • Share

Elbasan- Një masiv inertesh dhe një gur i madh kanë rrëshqitur nga mali duke rënë në aksin rrugor Elbasan – Libzrazhd, pikërisht tek Kthesa e Murrashit.

Ngjarja u shënua në orët e vona të mbrëmjes së 28 nentorit 2023 pak para mesnatës.

Fatmirësisht në momentin kur ka ndodhur rrëshqitja nuk ka pasur lëvizje të makinave në këtë aks rrugor.

Policia rrugore dhe firma kontraktuese ndodhen në vendin e ngjarjes për të liruar rrugën në të cilën lëvizet në të njëjtin aks, informon gazetari i Report Tv dhe shqiptarja.com, Ronaldo Gjoshi. 

1701215228_iner.png

Foto: Kthesa e Murrashit, 28 nentor 2023

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • I. Lir: 29/11/2023 11:47

    Po sigurisht qe do reshqasin e do bien gure e shkembinj ne rrugen ku kalojn njerzit e thjeshte. Se po te vjedhesh parate e pjeses se uljes se pjeresise se skarpatave te rruges qe kalon mes malesh,shkembinj do bien mbi kokat e njerzve qe paguajn taksat qeverise qe ti beje punimet tamam. Po kush pyet per popullin e mjere. Neper tavolinat e qefit te qeveritareve kokat e njerzve i quajne "koke rjepurit". Pune e madhe se vdiqen 2..3...4...5 "koke rjepur". Qefin ne vazhdojm ta bejme...thone ata kur ju japin lajmin per fatkeqesi te tilla.! Per ta vertetuar kete mjafton te shikojme pjeresite e te njejtave maleve mbi te njejten rruge ketej dhe andej kufirit me Kosoven. Aty ku mendohet per njerzit,pra Kosove,dhe ketu ku mendohet vetem per parate e korrupsionit e te tavolinave te qefit e kumarrit te politikqenerve te ketij vendi.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?