Elbasan, mbante në banesë një kallashnikov, arrestohet 48-vjeçari, i dënuar edhe më parë për dhunë në familje

13 Prill, 10:11| Përditesimi: 13 Prill, 10:43

  • Share

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan pasi iu gjet në banesë dhe iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Elbasanit kishin siguruar informacione se shtetasi K.R., banues në Elbasan mbante armë në banesë.

Ky rast u ndoq në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit dhe më pas u finalizua si operacioni policor ‘Recidivist’.

Në banesën e 48-vjeçarit në lagjen ‘Skënderbej’ u gjet nga policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

'Në kuadër të këtij operacioni, në banesën e shtetasit K. R., në lagjen "Skënderbej", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi K. R., 48 vjeç, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".', thuhet në njoftimin e policisë.

K.R. u vu në pranga për veprën penale të ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’. Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?